` . Ursula von der Leyen votohet presidente e re e Komisionit Evropian - TV-SHENJA

Ursula von der Leyen votohet presidente e re e Komisionit Evropian

Ursula von der Leyenu u emërua zyrtarisht si presidente e Komisionit Evropian. Pro emërimit të saj votuan 383 ligjëvënës evropianë, 327 e kundërshtuan dhe 22 abstenuan.

Von der Leyen, e cila ka shërbyer si ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, të martën, iu drejtua Parlamentit Evropian, për të bindur deputetët që e meriton këtë funksion, raporton REL.

Ajo u kritikua për mënyrën se si u propozua emri i saj për këtë post, pasi që nuk ishte e pranishme në fushatën evropiane parazgjedhore, dhe as në mesin e kandidatëve që u janë paraqitur votuesve evropianë për të kryesuar Komisionin Evropian.

Komisioni Evropian është organi kryesor ekzekutiv i BE-së. Ky institucion ka 28 komisionerë, numër ky i barabartë me vendet anëtare të BE-së. Secili vend propozon një komisioner. Deri më tani pozitën e presidentit të Komisonit Evropian e ka mbajtur, Jean Claud-Juncker.