` . Urdhërarrest për Albin Kurtin dhe disa drejtues tjerë të VV-së – TV-SHENJA

Urdhërarrest për Albin Kurtin dhe disa drejtues tjerë të VV-së

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër-arrest për deputetët Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Vendimi i gjykatës erdhi pasi të akuzuarit nuk janë paraqitur në seancë, edhe pse kjo gjykatë kishte lëshuar një urdhër për ardhje me detyrim në seancë.

Tre nga katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk u paraqiten sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në seancë ishte i pranishëm vetëm deputeti, Faton Topalli.

Ndërkohë, në seancë sot nuk u paraqitën as të dëmtuarat e këtij rasti, deputetet e PDK-së, Flora Brovina e Blerta Deliu-Kodra.

Seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje është shtyre në afat të pacaktuar deri në krijimin e kushteve për mbajtjen e seancës.