` . “Universiteti i Tetovës” fiton ndaj “Makedonija Maksit” - TV-SHENJA

“Universiteti i Tetovës” fiton ndaj “Makedonija Maksit”

Forma e mirë e klubit të volejbollit për femra Universiteti i Tetovës nuk ka të ndalur, pasi vashat e trajneres Laureta Abazi fituan ekipin Makedonija Maks me rezultatin 0:3, në setet 6:25, 4:25 dhe 6:26. Setin e parë e fituan volejbollistet tetovare me rezultatin 6:25, ndërsa seti i dytë nuk kishte shumë histori pasi mysafiret avansuan pas rezultatit bindës 4:25. Skena të njejta edhe në setin e 3-të ku Universiteti i Tetovës kaloi lehtësisht ekipin nga Strumica me rezultat 6:26 dhe 3 pikë të reja për mysafiret të cilët pas 3 xhirove të zhvilluara renditen të parat me 9 pikë të tubuara. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme