` . Universiteti i Prishtinës po bën gati padinë e re për kishën ortodokse - TV-SHENJA

Universiteti i Prishtinës po bën gati padinë e re për kishën ortodokse

Universiteti i Prishtinës është duke përgatitur dosje të re për të ngritur padinë nga fillimi për kishën ortodokse brenda kampusit universitar.

Dje u njoftua se më 27 shtator Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesën e UP-së lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore. Më 2015 Gjykata Themelore kishte nxjerrë aktvendim duke e konsideruar si të tërhequr padinë e UP-së të vitit 2012 për kthim të pronës së kishës ortodokse “për shkak se përfaqësuesi i saj nuk kishte marrë pjesë në seancë”.

Tani ky universitet ka njoftuar se është duke përgatitur dosje të re për të ngritur padi nga fillimi dhe kjo do të bëhet deri në fund të javës apo në fillim të javës tjetër.

“UP është duke përgatitur dosjen me të gjitha provat relevante për ta ngritur padinë nga fillimi e cila do të procedohet në gjykatën kompetente deri në fund të javës apo në fillim të javës tjetër dhe beson se autoritetet kompetente të drejtësisë kosovare, do ta vendosin drejtë këtë çështje në mënyrë që kjo pronë e uzurpuar kundërligjshëm t’i kthehet në shfrytëzim UP-së dhe studentëve të saj”, thuhet në njoftim.

UP konsideron se për shumë vjet nuk ka gjetur ndonjë përkrahje institucionale. Universiteti i Prishtinës e konsideron edhe komunën e Prishtinës fajtore.

“Çështja e objektit pa leje (me karakter fetar) e ndërtuar në Kampusin e Universitetit në periudhën e okupimit nga regjimi pushtues Serb edhe sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 1999/10 të dt. 13.10.1999 për shfuqizimin e legjislacionit diskriminues që ndikojnë ‘Strehimi dhe të drejtat në Pronën’ do të duhej të anuloheshin pa asnjë mëdyshje. Pas shumë përpjekjeve me institucione vendore dhe ndërkombëtare për të rikthyer këtë pronë në shfrytëzim të UP-së, fatkeqësisht nuk kemi gjetur ndonjë përkrahje institucionale edhe pse duke qenë se Komuna e konsideron veten pronar të tokës në Kampus ishte dashur që të inicioj padi për anulim të vendimeve të marra nga regjimi serb në periudhën e okupimit dhe masave të dhunshme në Kosovë”, thuhet në një përgjigje të UP-së për Koha.net.

Postime të Ngjajshme