` . UNITETI mbështetë kërkesën e banorëve të Bukoviqit për ujë - TV-SHENJA

UNITETI mbështetë kërkesën e banorëve të Bukoviqit për ujë

Pas protestës së banorëve të Bukoviqit për mungesën e ujit të pijshëm dhe neglizhencës së institucioneve lokale por edhe qendrore për këtë problematikë të kësaj ane, ka reaguar partia UNITETI, e cila zgjidhje sa më të shpejtë të problemit nga organet kompetente.

“Partia UNITETI mbështetë kërkesën e qytetarëve të fshatit Bukoviq të komunës së Sarajit dhe kërkon nga organet kompetente lokale dhe republikane, që të zgjidhë problemin me furnizim me ujë për ketë fshat. Uji nuk është luks, por është një ndër kushtet e para për jetë”, thuhet në reagimin e partisë UNITETI.

Banorët e Bukoviqit sot kanë bllokuar udhëkryqin në hyrje të Komunës së Sarajit, pasi me dekada të tëra institucionet e pushtetit Komunal por edhe ata të Qeverisë kanë qenë të shurdhër ndaj kërkesave për ujë të pijshëm në këtë fshat. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme