` . United se lëshon lehtë Pogban - TV-SHENJA

United se lëshon lehtë Pogban

Manchester United ka paralajmëruar se nuk do ta lë lehtë që të largohet mesfushorin Paul Pogba, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.

Djajtë e Kuq i kanë thënë agjentit të futbollistit, Mino Raiola, se kushdo që do marrëveshje me francezin do të duhet të “gërmojë” tepër thellë.

Pogba është raportuar se do që të bashkohet me Zinedine Zidane te Real Madrid gjatë verës që vjen.

Por nga ajo që i është kumtuar Raiolas, për këtë do të duhet të plotësohen të gjithë kushtet e United.