` . Ulja e 50 milionë eurove të investimeve kapitale do të investohen në kapitalin njerëzor - TV-SHENJA

Ulja e 50 milionë eurove të investimeve kapitale do të investohen në kapitalin njerëzor

Ulja e 50 milionë eurove të investimeve kapitale me rishikimin e Buxhetit, do të investohen në kapitalin njerëzor, në sigurimin e forcës përkatëse të punës, kuadër që mungon në tregun e punës në Maqedoni, bëri të ditur sot zëvendëskryeministri Koço Angjushev.

Duke u përgjigjur në pyetje e gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjeve për investime kapitale përmes programit për zhvillim rural, Angjushevi potencoi se ekonomi mund të ketë me makina dhe salla, por jo edhe pa njerëz.

“Pikërisht këtë tentojmë me ridedikimin e mjeteve të Buxhetit, ta zgjidhim problemin me mungesën e kuadrit të nevojshëm, inxhinieri dhe për prodhim të drejtpërdrejtë. Ky problem do të bëhet gjithnjë më i dukshëm dhe do të jetë faktor limitues, ndërsa ekonomia jonë duhet të jetë ko konkurruese. Por, si të jetë konkurruese nëse nuk ka teknologji të reja dhe njerëz të cilët do të dinë të menaxhojmë me ta? Megjithatë, nuk mjafton vetëm të keni kuadër të trajnuar, por edhe paga të larta të cilat do t’u mundësojnë jetë dinjitoze atyre njerëzve. Ky është qëllimi ynë, ta sigurojmë këtë”, sqaroi zëvendëskryeministri.