` . Ulet çmimi i derivateve për 2,5 denarë për litër – TV-SHENJA

Ulet çmimi i derivateve për 2,5 denarë për litër

Çmimi i derivateve prej sonte në mesnatë ulet për 2,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë  (KRRE).

Me vendimin bëhen ulje të çmimeve rafinerike dhe çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 6,19 gjegjësisht për 4,21 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 65,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 67 denarë, EURODISEL (D-E-V) për 57, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 45,5 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 1,243 denarë për kilogram ulet dhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të jetë 27,856 denarë për kilogram.

Si arsye për uljen e çmimeve me pakicë të naftës nga KRRE i theksojnë uljen për 7,21 për qind të çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe rritjen për 0,047 për qind të kursit të dollarit në raport me denarin.