` . Ukshini nga “Sopoti” ende në gjykatë, po dërgohet në Shkup – TV-SHENJA

Ukshini nga “Sopoti” ende në gjykatë, po dërgohet në Shkup

Familjarët e Afrim Ukshinit, ish të akuzuarit në rastin “Sopoti” e njoftuan Televizionin SHENJA se Afrimi ende nuk është lëshuar nga Gjykata dhe se tashmë atë do ta dërgojnë në Gjykatën Penale të Shkupit.

Sipas të gjitha gjasave, personi Afrim Ukshini që është shpallur i pafajshëm në rastin “Sopoti” do e kalojë natën në gjykatë duke pritur qartësim të situatës.

Atë e arrestoi policia kufitare sot, në vendkalimin kufitar në Tabanoc, rrugës për Kosovë pas fletëarrestit për rastin “Sopoti”.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/