` . UEFA i thurr elozhe asistit magjik të Rei Manaj (VIDEO) - TV-SHENJA

UEFA i thurr elozhe asistit magjik të Rei Manaj (VIDEO)

Përballja ndaj Islandës ka lënë shije të mirë tek të gjithë shqiptarët, teksa edhe UEFA e ka shkëputur një pjesë të asaj nate, duke e ngritur në piedestal asistin magjik të Rei Manaj, që solli golin e parë të Elseid Hysaj me fanellën kuqezi. “Skill of th Day” e ka përcaktuar UEFA pasimin me thembër të sulmuesit të Albasetes, që u finalizua me një gol tejet të bukur. Kjo është herë e dytë që në pak ditë një lojtar shqiptar të shfaqet në kanalet zyrtare të UEFA-s, pasi pak ditë më parë Keidi Bare mori vëmendjen e madhe për driblimin ndaj Grizmanit dhe Komanit.