` . UEFA shtyn afatin, plani për rifillimin duhet prezantuar brenda 17 qershorit - TV-SHENJA

UEFA shtyn afatin, plani për rifillimin duhet prezantuar brenda 17 qershorit

Pas ndërprerjes së futbollit për shkak të koronavirusit, UEFA u vendosi si afat final të gjithë klubeve, datën 25 maj për të vendosur nëse do t’i shkojnë deri në fund sezonit 2019-2020 dhe në çfarë formati, pra në atë normal apo me Play Off.

Megjithatë nga zyrat e qeverisë së futbollit në Zvicër sot është vendosur që ky afat të shtyhet për deri më datën 17 qershor, duke u lënë më shumë mundësi federatave që të bëjnë përpjekje për të mbyllur normalisht sezonin.

Nga ky vendim pritet të përfitojnë disa federata, veçanërisht ajo italiane, ku ka ende një kaos për mënyrën se si do të procedohet, pasi stërvitjet kolektive nuk janë lejuar ende dhe aktivitetet sportive janë të ndaluara me dekret deri më 14 qershor.