` . UEFA me padi për Evertonin për rrëmujën e shkaktuar në fushë - TV-SHENJA

UEFA me padi për Evertonin për rrëmujën e shkaktuar në fushë

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka nisur një procedurë kundër klubit anglez të Evertonit për “sulm të tifozëve kundër lojtarëve” në të cilin ishin përfshirë tifozët anglezë në ndeshjen e mbrëmshme kundër francezëve të Olimpik Lionit, e vlefshme për Liga Evropa, raporton Anadolu Agency (AA).

Kapiteni i Evertonit, Ashley Williams në minutën e 64 të ndeshjes shtyu portierin e francezëve, Anthony Lopes, pas çka pasoi konfrontimi i tij me një numër të lojtarëve mysafirë. Sidoqoftë, pamjet televizive regjistruan së paku një tifoz vendas duke grushtuar futbollistët francezë.

Postime të Ngjajshme