` . UEFA nis proces kundër Chelsea-t për thirrje raciste të tifozëve - TV-SHENJA

UEFA nis proces kundër Chelsea-t për thirrje raciste të tifozëve

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka nisur një porces disiplinor kundër klubit anglez Chelesa për thirrje raciste të tifozëve të tyre në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër MOL Vidi në Hungari, transmeton AA.

Gjatë ndeshjes e cila u luajt më 13 dhjetor në Budapest, një grup i vogël të tifozëve të Chelsea-t kënduan këngë fyese antisemite kundër tifozëve rivalë të qytetit, Tottenham. Chelsea u prononcua pas ndeshjes dhe theksoi se tifozët kënduan këngë antisemite dhe turpëruan klubin.

Rasti nuk kaloi pa u vërejtur nga inspektori etik dhe disiplionor i UEFA-së, i cili raportoi thirrjet fyese, për çka Komisioni Disiplinor nisi proces kundër Chelsea-t. UEFA bëri të ditur se vendimi do të sillet me 28 shkurt të këtij viti.

Ndeshja në mes Vidi-t dhe Chelsea-t përfundoi pa fitues me rezultatin 2:2.

Klubi anglez u kualifikua në të gjashtëmbdhejten e finales të Ligës së Evropës, ku më 14 dhe 21 shkurt do të takohet me klubin suedez, Malmo.