` . "Udhëzimi Kur'anor" i piktorit osman shitet për rreth 6 milionë dollarë - TV-SHENJA

“Udhëzimi Kur’anor” i piktorit osman shitet për rreth 6 milionë dollarë

Një pikturë nga piktori osman i shekullit të 19-të, Osman Hamdi Bey, është shitur në një ankand në Londër për pothuajse 6 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Piktura “Udhëzimi Kur’anik” iu shit një blerësi të panjohur në ankandin Sotheby’s në Londër për 4,64 milionë stërlina (5,92 milionë dollarë).

Para ankandit, vepra artistike u vlerësua nga 3 deri në 5 milionë stërlina.

Piktura ishte pjesë e veprave të rëndësishme nga Koleksioni Najd.

Vepra “Vajza që reciton Kur’an” e piktorit Osman Hamdi Bey muajin e kaluar iu shit Muzeut të Arteve Islame në Malajzi për 6,3 milionë stërlina.

Osman Hamdi Bey ishte një piktor pionier turk që jetoi midis viteve 1842-1910.