` . U shtrenjtuan derivatet e naftës - TV-SHENJA

U shtrenjtuan derivatet e naftës

Ka hyrë në fuqi vendimi i ri i Komisionit Rregullator për Energjetik për shtrenjtimin e çmimit të derivateve të natës, shkruan SHENJA.
Tani pas mesnate një litër EUROSUPER 95 shitet për 71.5 denarë, ose për tre denarë më shtrenjtë. EUROSUPER BS 95 u shtrenjtua për 2.5 denarë dhe tani një litër kushtonë 73 denarë.
Dizeli shtrenjtohet për 1.5 denarë dhe sipas vendimit të ri një litër dizel kushton 62.5 denarë.
Është shtrenjtuar edhe çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri dhe tani do të kushtojë 51 denarë.