` . U rrëzua nga tribuna e stadiumit, vëllai i futbollistit shqiptar niset me helikopter drejt Tiranës – TV-SHENJA

U rrëzua nga tribuna e stadiumit, vëllai i futbollistit shqiptar niset me helikopter drejt Tiranës

Momente dramatike kanë përjetuar të pranishmit dje në stadiumin “Skenderbeu”. Sokol Osmani, një nga tifozët më të zjarrtë të Skënderbeut, që nuk mungon në asnjë ndeshje, po mbështeste vëllanë dhe skuadrën që ka për zemër si zakonisht nga tribuna qendrore.

Në minutën e 83-të, pas shënimit të golit, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë, por festa e vëllai të mbrojtësit ishte e çmendur.

Teksa ishte ulur në rreshtin e dytë të tribunës, u hodh për te mbajtësja e afër shkallëve, mirëpo e tërhoqi trupi para dhe u përplas me pankinën dhe pësoi çarje në kokë.

Ishin sekonda tmerri, teksa e gjithë vëmendja nga fusha kaloi poshtë tribunës dhe pikërisht pas pankinës së Flamurtarit, raporton “Panorama sport”.