` . U mbajt Mbrëmja e 5-të Ndërkombëtare e Poezisë "Jahja Kemal Bejatli" - TV-SHENJA

U mbajt Mbrëmja e 5-të Ndërkombëtare e Poezisë “Jahja Kemal Bejatli”

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut, të organizuarnga Lidhja e Shoqatës së Organizatave Joqeveritare Turke në vend (MATUSITEB)në Hamamin e Daut Pashës u mbajt Mbrëmja e 5-të Ndërkombëtare e Poezisë”Jahja Kemal Bejatli”.Në këtë eveniment morën pjesë ministri i Kulturës i Maqedonisë, Hysni Ismaili,kryetari i MATUSITEB, Husrev Emin, përfaqësuesit e skenës politike,përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave turke në vend, poetët ngaMaqedonia e Veriut dhe nga 7 vendet ku krijojnë poetët me origjinë turke.Ministri Ismaili në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi se Jahja KemalBejatli, i cili u lind në Shkup, është një emër që la gjurmë në shekullin e 20-të.”Kam kënaqësi të veçantë që MATUSITEB, përmes Mbrëmjes Ndërkombëtare tëPoezisë Turke – Jahja Kemal Bajtli, po bashkohet në mënyrën e saj autentike nëzbatimin e politikave të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të zhvilluarkulturën e secilit entitet veç e veç. Poetë nga 7 vende të botës dhe nga vendiynë këto ditë në Shkup po e përhapin kulturën e Republikës së Turqisë përmeskrijimtarisë së tyre, por `asin edhe për pasurinë e shoqërisë multikulturore”, thaministri Ismaili, duke uruar për një edicion të suksesshëm të evenimentit poetik.