` . U hap Panairi i Librit “Tetova 2019” (VIDEO) - TV-SHENJA

U hap Panairi i Librit “Tetova 2019” (VIDEO)

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, ka hapur sot panairin e librit në Tetovë, i cili mbahet në Pallatain e Kulturës. Panairi ofron për lexuesit titujt të shumtë të autorëve shqiptar e të huaj, të zhanreve të ndryshme letrare duke filluar nga filozofia, psikologjia, historia romane, libra fetare si dhe libra e materiale shkollore për fëmijë. Në hapjen solemne, kryetari i Shoqatës të Botuesve Shqiptarë, Abdylxhemil Saliu, duke theksuar rëndësinë që ka ky eveniment kulturor, tha se së bashku me botuesit e tjerë shqiptare, vazhdimisht përpiqen që të japin kontribut për zhvillim të kulturës dhe ngritjes intleketuale të mbarë shoqërisë

Abdylxhemil Saliu, Kryetar i ShBSh-së: Ne sot, shpalosim para jush fillimin e realizimit të projektit “rrugëtimi i librit” që përfshin 7 qytete të Maqedonisë. kemi filluar nga qyteti i Kumanovës, deri në Strugë, në çdo qytet nga dy ditë. Shtëpitë botuese do të ofrojnë botimet e tyre për gjithë shtresat e lexuesve”.

Ndërkohë, Muhamed Asllani nga libraria Nobel dhe Muhamed Jashari nga Logos A, duke folur për pritjet e tyre nga ky panair, thanë se presin të jetë më i vizituar, duke pasur parasysh që janë përpiqur që të sjellin titujt më të ri dhe më të kërkuar, për t’i përmbushur nevojat e lexuesve.

Muhamed Asllani, Nobel: Në këtë panair të librit kemi zgjedhur shumë tituj të ri, të cilët janë botuar së fundmi në Tiranë dhe Prishtinë. Këtu kemi libra të zhanreve të ndryshme, libra bestseller të cilat janë më të shiturat për momentin. Zhanre janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga filozi, psikologji, histori, mendim pozitiv, autor shqiptar. Pra, shumica e titujve të cilët janë më aktual tani për momentin, të cilët i duan lexuesit, ne i kemi sjeluur në Tetovë për lexuesit”.

Muhamed Jashari, Logos A: Ne shpresojmë që, duke marrë parasysh Tetovën, si një qytet ku gravitojnë studentët do të kemi më tepër vizitor, por edhe dashamirë të librit, pavarësisht se cilës shtresë janë. Shtëpia Botuese Logos A, si çdo panair, edhe në këtë panair është munduar që të sjellë titujt më të kërkuar për lexuesit që shpresojmë se ata do të gjejnë vend tek bibliotekat e tyre”.

Panairi do të jetë i hapur deri më 27 tetor. Panairi i librit në Tetovë tani më është aktivitet kulturor tradicional, i cili organizohet që nga viti 2000.

Teuta Buçi /SHENJA/