` . U dënua me dy vite burg, ja çfarë thotë Gruevski – TV-SHENJA

U dënua me dy vite burg, ja çfarë thotë Gruevski

Ish kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministër i Maqedonisë Nikolla Gruevski nuk ika qenë prezent në seancën e sotme “Tanku” për furnizim me mercedesin për të cilën sot u dënua me dy vite burg. Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se Maqedonasit duhet të mbajnë kokën lartë dhe se po vijnë kohëra të mira, raporton SHENJA.
“Kokën lartë me krenari maqedonas dhe qytetar të Maqedonisë!!! Ky është vendi yt, ne nuk do të tradhtojmë dhe do të jemi krah për me krah me ty, në të gjitha sfidat. Ti je forca jonë dhe mos harroni, ky është vendi ynë, vendi i gjithë atyre që jetojnë në të dhe në asnjë tjetër. Ju vendosni! Të jetojë Republika e Maqedonisë”, ka shkruar Gruevski.