` . Tyson Fury rikthehet në palestër - TV-SHENJA

Tyson Fury rikthehet në palestër

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri britanik Tyson Fury, i është rikthyer sot stërvitjes në palestër, një muaj pas duelit ndaj kampionit aktual Deontay Wilder, sfidë që u zhvillua në Los Anxhelos dhe u mbyll në barazim.

Një duel mjaft i fortë dhe emocionues, me Fury që ra dy herë në tapet, madje edhe në raundin e 12-të e të fundit, por arriti të ngrihet në këmbë dhe t’i mbijetojë një humbje me “KO”. /arenaring/