` . Twitter ndalon reklamat politike - TV-SHENJA

Twitter ndalon reklamat politike

Nuk do të ketë më reklama politike në Twittter. Duke nisur nga e premtja, në rrjetin social nuk do të jetë më i mundur publikimi i reklamave me sfond politik. Një zgjedhje “politically correct”, por dhe një vetë rregullim i domosdoshëm për të shmangur manipulimin e platformës Twittter, si i ka ndodhur mediave të tjera sociale.

Drejtori i përgjithshëm i Twitter, Xhek Dorsej u shpreh se do të ishte mirë që politikanët të fitonin besimin e votuesve dhe jo ta blinin atë. Analistët nga ana tjetër shprehen se mediat sociale kanë nevojë për një rregullim shumë të fortë nga ana e organizmave zyrtarë, njësoj si janë rregulluar gjithnjë mediat tradicionale.

Tuiter është gjiganti i fundit social që kryen një rregullim të brendshëm, pas Google e Facebook, tehemeluesi i të cilit nuk ka ndaluar reklamat politike duke shpjeguar se në një demokraci nuk është e drejtë që kompanitë private të censurojnë politikanët. /SHENJA/