` . Twitter ka mbyllur 125 mijë llogari në luftën kundër terrorizmit – TV-SHENJA

Twitter ka mbyllur 125 mijë llogari në luftën kundër terrorizmit

Twitter ka njoftuar se në lidhje me luftën kundër terrorizmit ka mbyllur 125 mijë llogari, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga faqja e rrjetit social Twitter theksohet se që nga mesi vitit të kaluar e deri më sot ka mbyllur mbi 125 mijë llogari të cilat mbështesnin terrorizmin ose që kishin përmbajtje kërcënuese.

Në deklaratën gjithashtu dënohet përdorimi i Twitter-it për të mbështetur terrorizmin si dhe është theksuar se nga shërbimet e ofruara nga faqja e rrjetit social nuk do të ketë përfitime për të përhapur dhunë dhe frikë.

Në deklaratën ku vihet në dukje se 125 mijë llogaritë e mbyllura, kryesisht kanë lidhje me DAESH thuhet ndër të tjera se: “Ashtu si shumë njerëz në të gjithë botën jemi në një situatë të tmerruar përballë brutalitetit të kryera nga grupet me pikëpamje ekstreme. Rregullat e Twitter-it nuk lejojnë sjellje të kësaj natyre”.

Ndër të tjera në deklaratë theksohet se për të përcaktuar mesazhet me përmbajtje të terrorizmit në internet nuk ka një “algoritëm magjik” si dhe është vënë në dukje se pas pezullimit të këtyre llogarive aktivitetet me përmbajtje terrorizmin kanë nisur të largohen nga faqja. /AA/