` . Tusk: Ne jemi në solidaritet me Gjeorgjinë - TV-SHENJA

Tusk: Ne jemi në solidaritet me Gjeorgjinë

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka shprehur mbështetje për sovranitetin e Gjeorgjisë dhe integritetin territorial të këtij vendi, transmeton AA.

“Sipas një njoftimi të lëshuar nga Këshilli Evropian, Tusk pas takimit me presidenten gjeorgjiane, Salome Zourabichvili, tha se, “Këshilli Evropian është në solidaritet me Gjeorgjinë dhe me përkushtim të plotë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial”.

Tusk tha se ata diskutuan lidhjet midis Këshillit Evropian dhe Gjeorgjisë dhe si t’i përmirësojnë ato, duke theksuar se, “Gjeorgjia është një partner dhe mik i rëndësishëm i Këshillit Evropian”.

“Fakti që gjeorgjianët mund të udhëtojnë pa viza në Evropë dhe qytetarët e BE-së në Gjeorgji, na sjell më afër njëri tjetrit”, u shpreh Tusk.

Ai shtoi se marrëdhëniet me Gjeorgjinë janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta.

“Aseti më i madh i Gjeorgjisë qëndron në angazhimin e saj të demonstruar ndaj reformës demokratike dhe sundimit të ligjit”, tha Tusk.

Tusk po ashtu mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Batumi, ku ai foli për nevojën e unitetit gjeorgjian.

Ish-republika sovjetike ka lobuar gjatë për anëtarësimin në BE dhe NATO, për aspiratat u ndërlikuan nga pushtimi i Rusisë në vitin 2008 që çoi në ndarjen e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore nga kontrolli i Tbilisit.