` . Tusk: Ju keni bërë gjithçka që pritej për marrjen e datës! - TV-SHENJA

Tusk: Ju keni bërë gjithçka që pritej për marrjen e datës!

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë sot se nuk do që të parashikojë vendimet e BE-së në lidhje me datën për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.

“Ju keni bërë gjithçka që pritej nga ju. Por, dua të jem i sinqertë me ju, nuk janë të gjitha vendet të gatshme të sjellin vendim për hapjen e negociatave ditëve në vijim. Unë, personalisht, mendoj se do të ketë vetëm një vendim, ndërsa ajo është që të fillojnë negociatat në pajtueshmëri me rekomandimin e Komisionit Evropian edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë. Sot çështja nuk është se a do të ketë negociata, por kur. Nëse jam i kujdesshëm, ajo është sepse e di se ndonjëherë për t’u arritur koncensusi mes vendeve anëtare, duhet më shumë kohë se sa do të doja unë”, ka deklaruar sot Tusk, gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Stevo Pendarovski, në Bruksel. Teuta Buçi /SHENJA/