` . Turqia dorëzon kandidaturën për organizimin e EURO 2024 – TV SHENJA

Turqia dorëzon kandidaturën për organizimin e EURO 2024

Federata e Futbollit e Republikës së Turqisë (TFF), ka aplikuar zyrtarisht për kandidaturën e organizimit të Kampionatit Europian të Futbollit 2024 (EURO 2024), raporton AA.

Kryetari i TFF-së, Yildirim Demiroren, dosjen zyrtare për aplikim për organizimin e EURO 2024 ia dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, Theodore Theodoridis, në qytetin Nyon të Zvicrës në selinë e UEFA-s.

Afati për paraqitjen e dosjeve të shteteve për organizimin e kampionatit përfundon nesër.

Ndërkohë, edhe Gjermania dorëzoi dosjen për organizimin e EURO 2024.

Postime të Ngjajshme