` . Turqi, sot vazhdon gjykimi i pastorit amerikan Brunson – TV-SHENJA

Turqi, sot vazhdon gjykimi i pastorit amerikan Brunson

Gjykimi i pastorit amerikan, Andrew Brunson, i cili po përballet me akuzat e ngarkuara për terrorizëm në Turqi, do të vazhdojë sot në provincën perëndimore Izmir, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve gjyqësore, Brunson u mor nga shtëpia e tii, ku ai qëndronte në arrest shtëpiak që nga 25 korriku, nën masa të rrepta sigurie dhe u soll në kompleksin e burgjeve dhe të gjykatës në rrethin Aliaga për gjykim.

Më 25 korrik, duke përmendur problemet shëndetësore të pastorit Brunson, një gjykatë e Izmirit urdhëroi atë të zhvendoset nga burgu në arrest shtëpiak.

Akuzat ndaj pastorit Brunson përfshijnë spiunim për PKK-në e listuar si grup terrorist nga SHBA-të dhe Turqia, si dhe për Organizatën Terroriste Fetullah (FETO), grupi pas përpjekjes së dështuar të grusht shtetit në korrik të vitit 2016 në Turqi.

Turqia dhe SHBA-të janë përballur me marrëdhënie të ashpra pas vendosjes së sanksioneve të Washintonit ndaj ndalimit të pastorit amerikan.

Tensionet politike midis dy vendeve shkaktuan shqetësime në tregje pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kërcënoi me përdorimin e presionit ekonomik për të siguruar lirimin e pastorit Brunson.