` . Turqi, një avion del nga pista në Trabzon (VIDEO) – TV-SHENJA

Turqi, një avion del nga pista në Trabzon (VIDEO)

Aeroporti në Trabzon, një qytet në veri të Turqisë, përsëri është funksional, pas pezullimit për shkak se një avion doli nga pista të shtunën, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni i kompanisë Pegasus, i cili vinte nga Ankaraja, gjatë aterimit në aeroport, doli nga pista, kurse në orët e mëngjesit filluan punimet për largimin e tij.

Bagazhet dhe sendet e tjera të udhëtarëve u transportuan me autobus, ndërsa veprimi i tërheqjes, për shkak të masave të sigurisë u ndoq edhe nga ekipet e Gardës Bregdetare, pasi avioni u ndal vetëm pak metra nga deti.

Fluturimi i parë nga aeroporti, i cili u mbyll përkohësisht për arsye sigurie, ishte në linjën Trabzon – Stamboll.

Mbrëmë Guvernatori i Trabzonit, Yucel Yavuz tha se disa njerëz kërkuan ndihmë mjekësore, por se ky nuk ishte numër i madh dhe se nuk u regjistruan probleme shëndetësore.