` . Turqi, lokja 107-vjeçare fiton betejën kundër COVID-19 - TV-SHENJA

Turqi, lokja 107-vjeçare fiton betejën kundër COVID-19

Lokja 107-vjeçare, Havahan Karadeniz e cila trajtohej në një spital në Stamboll të Turqisë për shkak se ishte infektuar me koronavirus të ri (COVID-19) ka fituar betejën ndaj virusit.

Karadeniz, para një jave kërkoi ndihmë në spital pasi kishte kollë dhe temperaturë të lartë. Pas testimit ajo doli pozitiv ndaj COVID-19.

Pas trajtimit 107-vjeçarja u shëruar dhe u lirua nga spitali. Karadeniz nga spitali e mori stërnipi i saj, Melih Çırağ. Ajo nga spitali u përcoll me duartrokitje nga ana e personelit shëndetësor.