` . Turqi, forcave të armatosura u dorëzohet seria e parë e pushkës vendase (FOTO) - TV SHENJA

Turqi, forcave të armatosura u dorëzohet seria e parë e pushkës vendase (FOTO)

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë Fikri Işık në ceremoninë e dorëzimit të pushkës kombëtare për këmbësorinë tha se “Qëndrimi që aleatët tanë vendosën në ofensivën për paqe në Qipro solli nevojën për pajisjen në masë të lartë të Forcave të Armatosura të Turqisë me prodhim vendas”, raporton AA.

“Gjithashtu pas luftës kundër terrorizmit kryesisht në vitet 1990 dhe pasi disa vende kërcënuam me embargo Turqinë në kohët e fundit pas ngjarjeve rajonale, në të vërtetë tregon se ndodhemi në rrugën e duhur”, tha Işık në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e dorëzimit të pushkës kombëtare për këmbësorinë (MPT-76) në fabrikën e armëve Institucioni Mekanik dhe i Industrisë Kimike (MKEK).

Turqi, forcave të armatosura u dorëzohet seria e parë e pushkës vendase

Ministri Işık ka theksuar se kjo është një krenari e veçantë.

Ai vuri në dukje se Forcave të Armatosura të Turqisë u është dorëzuar seria e parë e prodhimit në seri të pushkës MPT-76 e cila është zhvilluar me mundësitë vendase dhe kombëtare dhe e cila funksionon në të gjitha llojet e terrenit dhe kushtet e motit.

Më tej ministri turk theksoi se Turqia ka një prej forcave të armatosura më të fuqishme në botë.

“Në krye të forcës së Forcave tona të Armatosura ndodhet elementi njeri. Me të vërtetë kemi burimet tona të kualifikuara njerëzore. Pavarësisht se në kohët e fundit tradhtarët e FETO-s të infiltruar brenda Forcave të Armatosura kryen çdo veprim për t’i dobësuar, Forcat e Armatosura nuk humbën aspak nga fuqia e saj. Pas pastrimeve që kemi kryer në lidhje me këtë strukturë Forcat e Armatosura janë bërë edhe më të fuqishme. Është detyrë për atdheun që të pajisim me armët më të mira të botës burimet tona të kualifikuara njerëzore”, tha ministri Işık.

Turqi, forcave të armatosura u dorëzohet seria e parë e pushkës vendase

Turqi, forcave të armatosura u dorëzohet seria e parë e pushkës vendase

Me një ceremoni të mbajtur në fabrikën e armëve MKE pushka kombëtare e këmbësorisë (MPT-76) e cila është prodhim vendas i projektuar nga inxhinierët turq iu dorëzua Forcave të Armatosura të Turqisë.

Turqi, forcave të armatosura u dorëzohet seria e parë e pushkës vendase

Postime të Ngjajshme