` . Turneu i Mavrovës, Cincov dhe Kusmuk fitojnë garat finale - TV-SHENJA

Turneu i Mavrovës, Cincov dhe Kusmuk fitojnë garat finale

Skijatori bullgar Veselin Cincov është fituesi i garës së dytë dhe finale në turneun tradicional të Mavrovës. Cincov garën prej 10 kilometrave e mbylli me kohën më të shpejtë, 18 minuta e 43 sekonda, duke lënë pas vetes kroatin Edi Dadiq dhe boshnjakun Mladen Plakaloviq. Kujtojmë Cincov edhe vitin e kaluar triumfoi në eventin e Mavrovës.

Në kategorinë e femrave në ditën e dytë triumfoi  reprezentuesja nga Bosnja Hercegovinës, Sanja Kusmuk, e cila e mbylli garën prej 5 kilometrave me kohën 12 minuta e 4 sekonda. Pas saj u renditën Dejana Kosariq dhe Viktorija Todorovska.

Pas përfundimit të garave finale, organizatorët realizuan një ceremoni solemne për mbylljen e turneut, ku dhe ndanë çmimet për më të mirët.

Ky ishte edicioni i 54-të të turneut të Mavrovës, ndërsa organizohet për çdo vit, ku marrin pjesë sportist nga vende të ndryshme.

Aziz Sahiti /SHENJA/

Postime të Ngjajshme