` . Turi i Francës do të zhvillohet pa tifozë - TV-SHENJA

Turi i Francës do të zhvillohet pa tifozë

Shumë turne sportiv që ishin në program për këtë verë janë shtyrë për shkak të koronavirusit mes tyre edhe Euro 2020, ndërsa rrezikon shtyrjen edhe Olimpiada Tokio 2020. Gjithsesi turi më i rëndësishëm i biçikletës në botë Turi i Francës nuk do të shtyhet. Kompania që organizon Turin e Francës, “Amaury Sport Organization” ka bërë me dije se turneu i këtij viti do të zhvillohet sipas programit dhe nuk do të shtyhet prej pandemisë që ka kapluar botën.  Turi i Francës do të zhvillohet nga data 27 qershor deri më 19 korrik me ndryshimin e vetëm se 21 etapat e këtij viti do të mbahen pa praninë e tifozëve, në mënyrë që koronavirusi të mos përhapet edhe më tepër.