` . Trump: Vendet e NATO-s do të rrisin financimin – TV-SHENJA

Trump: Vendet e NATO-s do të rrisin financimin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar që të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake.

Gjatë fjalimit të tij pas samitit dy ditor në Bruksel, ai ka thënë se aleatët janë zotuar që të alokojnë më shumë se 2% të të ardhurave të GDP në buxhetin për mbrojtje.

Trump kishte qenë mjaft kritik për NATO-n, përderisa ishte ankuar se SHBA-të paguajnë më shumë se sa vendet tjera.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se kishte një zotim të qartë të të gjithë pjesëmarrësve ndaj NATO-s.