` . Trump për hetimet: Gjah shtrigash – TV SHENJA

Trump për hetimet: Gjah shtrigash

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka kritikuar vendimin për t’u caktuar një Këshill Special për mbikëqyrjen e hetimeve mbi ndikimin rus në zgjedhjen e tij.

“Ky është gjahu më i madh i shtrigave i një politikani në historinë e Amerikës”, tha Trump këtë të enjte përmes Twitter-it.

Reagimi i tij dalloi nga e mërkurja kur kishte thënë në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë që pret që kjo çështje të përfundohet shpejt.

Ish-drejtori i FBI-së, Robert Mueller është zgjedhur për ta udhëhequr këtë hetim.

Postime të Ngjajshme