` . Trump njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit – TV-SHENJA

Trump njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar nga zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara se presidenti, Donald Trump, gjatë ditës së sotme do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, kjo gjë edhe ndodhi.
“Kam vendosur që është koha që të njohim zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit”, tha Trump nga dhoma e pritjes diplomatike të Shtëpisë së Bardhë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Pas më shumë se dy dekadave heqje dorë, ne nuk jemi më pranë një marrëveshjeje të qëndrueshme paqësore midis Izraelit dhe palestinezëve”, ka thënë më tej, ndër tjerash presidenti amerikan.
Pas këtij vendimi, ishte paralajmëruar se ai edhe do ta filloj lëvizjen e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në këtë qytet të lashtë.
Mediat kanë vlerësuar se nga të gjitha çështjet që shoqërojnë konfliktin shumëvjeçar mes Izraelit dhe Palestinës, asnjë tjetër nuk është më e ndjeshme sesa statusi i Jerusalemit.