` . Trump miraton planin e tërheqjes së mijëra trupave nga Gjermania - TV-SHENJA

Trump miraton planin e tërheqjes së mijëra trupave nga Gjermania

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka miratuar një plan për tërheqjen e 9.500 trupave amerikane nga Gjermania, tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman.

Hoffman tha se plani mundëson “frenimin e ndikimit rus, forcimin e NATO-s, sigurimin e Aleatëve, fleksibilitetin strategjik të SHBA-së dhe të Komandës Evropiane të SHBA-së, si dhe ofron përkujdesje për anëtarët e shërbimit tonë dhe familjet e tyre”.

Vendimi parasheh uljen e nivelit aktual të trupave amerikane në Gjermani, nga rreth 34.500 në 25,000.

Hoffman nuk dha detaje se kur do të ndodhin tërheqjet e trupave, ose nëse ato do të vendoseshin në një vend tjetër të NATO-s, siç është Polonia.

Gjatë vizitës së presidentit polak, Andrzej Duda në Uashington, javën e kaluar, Trump tha se disa nga trupat amerikane mund të shkojnë në Poloni.