` . Trump: Izraeli dhe Jordania kërkuan trupa amerikane në Siri - TV-SHENJA

Trump: Izraeli dhe Jordania kërkuan trupa amerikane në Siri

Izraeli dhe Jordania kërkuan që SHBA-të të linin forca ushtarake në Siri, tha të hënën presidenti amerikan Donald Trump derisa forcat amerikane vazhdojnë tërheqjen e tyre nga vendi, raporton AA.

Trump nuk specifikoi vendndodhjen e saktë ku vendet në fjalë kërkuan që forcat amerikane të mbeten, por tha se është në jug të Sirisë “afër Jordanisë dhe afër Izraelit”.

Forcat më të afërta të zonës mbeten një garnizon afër at-Tanf në juglindje të Sirisë afër kufirit me Irakun.

“Ky është një seksion krejtësisht i ndryshëm. Ky është një mentalitet krejtësisht i ndryshëm. Kështu që ne kemi një grup të vogël atje dhe siguruam naftën. Përveq kësaj, për mendimin tonë nuk ka asnjë arsye për këtë”, tha Trump.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Mark Esper gjatë fundjavës u tha gazetarëve se Trump ka aprovuar mbajtjen e “disa forcave” në at-Tanf. Ai nuk specifikoi sa trupa mund të qëndrojnë.

Trump përballet me reagime të gjera në Capitol Hill mbi vendimin e tij për të larguar trupat amerikane nga veriu i Sirisë.

“Kurdët po shkojnë drejt zonave më të sigurta përtej zonës së sigurtë”, tha Trump, duke iu referuar YPG/PKK-së.

Turqia më 9 tetor nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët nga verilindja e Sirisë në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe të sigurojë integritetin territorial të Sirisë.

Më 17 janar, Turqia u pajtua të pauzojë operacionin për 120 orë për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e sigurt e planifikuar.