` . Trump dhe Netanyahu takohen më 15 shkurt - TV-SHENJA

Trump dhe Netanyahu takohen më 15 shkurt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, më 15 shkurt në Shtëpinë e Bardhë do të takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, raporton Anadolu Agency (AA).

Sean Spicer, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë duke paralajmëruar vizitën e Netanyahut të hënën mbrëma, tha se marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Tel Avivit “janë me rëndësi kyçe për sigurinë e dy popujve”.

“Presidenti mirëpret diskutimin për bashkëpunimin strategjik, teknologjik, ushtarak dhe inteligjencës me kryeministrin izraelit”, tha Spicer. Takimi vjen në momentin kur Trump paralajmëron se ambasadën e SHBA-ve në Izrael do ta shpërngul nga Tel Avivi në Jerusalem, që është veprim të cilin Netanyahu një kohë të gjatë e pret.

Por, nëse kjo ndodh me siguri do t’i përkeqësojë marrëdhëniet me aleatët arab të SHBA-ve. Pikërisht mbi këtë temë të hënën në mëngjes biseduan nënpresidenti amerikan Mike Pence dhe mbreti jordanez Abdullah II, njoftuan nga Shtëpia e Bardhë.

Postime të Ngjajshme