` . Trump adreson kritika ndaj General Motors - TV SHENJA

Trump adreson kritika ndaj General Motors

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, duke kritikuar veprimtaritë prodhuese në Meksikë të gjigandit amerikan të automjeteve General Motors (GM) ka deklaruar “Ose prodho në SHBA ose paguaj një taksë të madhe kufitare”, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump nga llogaria e tij në Twitter vazhdon të kritikojë kompanitë amerikane. Më parë ka patur në objektiv gjigandët e mbrojtjes kombëtare Lockheed Martin dhe Boeing, ndërsa këtë herë Trump ka kritikuar General Motors.

Në publikimin e tij Trump është shprehur “General Motors, modelin Chevy Cruze të cilën e ka prodhuar në Meksikë e dërgon në galeritë e saj të automobilave në SHBA pa paguar taksa. Ose prodho në SHBA ose paguaj një taksë të madhe kufitare.”

Aksionet e GM-së që veprojnë në bursën e New York-ut, kanë humbur afërsisht një vlerë prej 1 për qind të veprimeve të kufizuara pas deklaratës së Trump të bërë pak kohë nga ora e hapjes së bursës. Analistët kanë parashikuar se kjo i ka kushtuar kompanisë 250 milionë dollarë.

Trump gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar se do të siguronte rikthimin në vend të kompanive amerikane që kanë transferuar mundësitë e punësimit duke kryer prodhim jashtë SHBA-ve.

Pas publikimeve të Trump ka patur komentohe se ai do ti qëndrojë besnik premtimit të tij. Ai ka deklaruar se do të fillojë një program të emërtuar “Blej produkte amerikane, punëso amerikanë”, që do të mbështesë prodhimin vendas dhe punësimin.

Postime të Ngjajshme