` . Tribunë: Java kundër dukurive negative në shoqëri (VIDEO) – TV-SHENJA

Tribunë: Java kundër dukurive negative në shoqëri (VIDEO)

Unioni Studentor Shqiptar dhe Lidhja e Nxënësve Shqiptarë organizuan tribunë kundër dukurive negative. Panelistët që diskutuan mbi këtë dukuri që së fundmi ka marrë hov të madh në shoqëri ishin Antari i Kryesisë qendrore të Fondacionit Humanitar IHH-Turqi, Osman Atalay si dhe psikologja Edlira Destani. Ata theks të veçantë vunë tek statistikat e fundit që tregojnë për numrin e madh të shitjes së drogës për një vit.

Në vitin 2016 në nivel botërorë ka pasur shitje të drogës në 1,3 trilion dollarë. 10 vitet e fundit kjo dukuri është shëndrruar në një problematikë globale shëndetësore. Sipas analizave të realizuara nga persona të varur nga droga, njofton Atalay se shkaqet që shtyejnë të rinjtë drejtë kësaj rruge pa kthim janë të ndryshme.

40-45 % analizat thonë se kjo shkaktohet nga rrethi apo shoqria, 28-30 % e të rinjëve imponohen nga kurioziteti, 15 % nga problemet fizike dhe psikologjike dhe 8 % nga reflektimi i problemeve ekonomike dhe sociale brenda familjes.