` . Trëndafilat me gjemba që vranë për së dyti Kushtrimin - TV SHENJA

Trëndafilat me gjemba që vranë për së dyti Kushtrimin

Shkruan: Arben Zeqiri

Njerëzit të cilët ai me gojën e vet i akuzoi se i ngritën skenarin për arrestim, njerëzit të cilët udhëhiqnin me policinë që e vrau, njerëzit të cilët familjes as ngushëllime nuk i shprehën, sot i shkuan te varri Kushtrimit dhe i vendosën trëndafila me gjemba.

Mjafton të lexosh intervistën e tij të fundit para vdekjes dhe çdo arsyetim tjetër bie në ujë. E nëse nuk mjafton kjo shikoni fotografinë e atyre që i vendosën lule. “Delegacion i BDI-së i udhëhequr nga shefi i shtabit zgjedhorë Bekim Neziri…” dhe gjithçka është e qartë. Delegacioni i udhëhequr nga shefi i shtabit zgjedhor ka për detyre të bëjë vetëm fushatë parazgjedhore. Ata edhe sot bënë fushatë parazgjedhore. E nëse nuk ju mjafton edhe kjo si definicion, më tregoni pra se në çfarë cilësie udhëhoqi delegacionin Bekim Neziri? Në emër të UÇK-së? Apo në emër të SHVL-së? Apo në emër të Qeverisë dhe institucioneve ku ai tanimë nuk bën pjesë dhe nuk ka asnjë funksion.

Bekim Neziri është vetëm shef i shtabit zgjedhorë të BDI-së dhe që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, detyra e tij është të bëjë vetëm fushatë parazgjedhore. Çdo hap i tij jashtë shtëpisë private është fushatë, andaj edhe vizita tek varri i Kushtrimit është fushatë parazgjedhore. Të bësh fushatë parazgjedhore me një dëshmorë që sa ishte gjallë (sipas deklaratës së vetë dëshmorit) i përgatitej skenar, pasi u vra familjes nuk i shprehen as ngushëllime (vetë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në një deklaratë i pyetur nga gazetarët nëse ka vizituar familjen për ngushëllime u përgjigj me JO), rasti nuk u zbardh asnjëherë… e çfarë mund të jetë ndryshe kjo nëse nuk është vrasje për së dyti për dëshmorin Harun Aliu? Përfundimisht u dëshmua thënia se komunistët natën të vrasin e ditën të qajnë.

Postime të Ngjajshme