` . Tregu shumëngjyrësh në Abidjan të Bregut të Fildishtë (FOTO) - TV-SHENJA

Tregu shumëngjyrësh në Abidjan të Bregut të Fildishtë (FOTO)

Tregu në ish-kryeqytetin e Bregut të Fildishtë, Abidjan, është një nga qendrat më frekuentuese tregtare në Afrikën Perëndimore, duke mbledhur tregtarë nga kjo pjesë e kontinentit afrikan, raporton AA.

Abidjan, si qyteti më i madh dhe porti më i rëndësishëm në vend, de fakto ende është kryeqyteti i tij jozyrtar. Në Abidjan jeton një e pesta e popullsisë së Bregut të Fildishtë.

Nga porti në Abidjan, eksportohen kafe, dru, banane, ananas dhe mallra të tjera. Ai po ashtu është edhe qendra më e madhe industriale në vend me industri të zhvilluar ushqimore, të drurit, tekstilit, ndërtimit, si dhe industrinë kimike dhe automobilistike.

Ekzistojnë gjithashtu një numër i madh i tregjeve në Abidjan, ndërsa një nga më të mëdhenjtë është padyshim tregu Ajeme, që do të thotë “kryqëzim” ose “qendër” në gjuhën lokale. Ky treg është i hapur 24 orë gjatë shtatë ditëve në javë dhe konsiderohet një nga qendrat më të rëndësishme dhe më frekuentuese ekonomike dhe tregtare në atë pjesë të kontinentit afrikan.

Përveç tregtarëve nga Bregu i Fildishtë, të pranishëm në këtë treg ka një numër të madh të tregtarëve nga vendet fqinje, si nga Burkina Faso, Gana, Guinea, Liberia dhe Mali.

Fotoreporteri i AA-së regjistroi fotografi jashtëzakonisht të bukura të tregut shumëngjyrësh në Abidjan.