` . Tregtarët do t'i vendosin vet çmimet e derivateve, Komisioni bën thirrje për të mos i dëmtuar qytetarët (Video) - TV-SHENJA

Tregtarët do t’i vendosin vet çmimet e derivateve, Komisioni bën thirrje për të mos i dëmtuar qytetarët (Video)

Prej sonte në mesnatë çmimet e derivateve të naftës do të caktohen nga vetë tregtarët. Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski u bëri thirrje që të mos shkaktojnë ndryshime shokuese të çmimit për qytetarët.
Sipas tij, nëse ndiqen lëvizjet në bursën botërore të naftës, nga sonte në mesnatë duhet të ketë ulje të vogël të çmimit të benzinave dhe çmim të njëjtë ose rritje të vogël të çmimit të dizelit.

Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së
“Nuk pres që tregtarët të bëjnë ndonjë aventurë dhe të shkaktojnë shok të çmimeve nga nesër. Nëse e bëjnë këtë, gjatë sjelljes se metodologjisë së re, sjelljen e tillë KRRE do të merr parasysh, por nga komunikimi im me një numër më të madh të tregtarëve me naftë dhe derivate të naftës nuk pres shfrytëzim të periudhës dhe pres që të ndjekin çmimet në bursat ndërkombëtare”

Liberalizimi i përkohshëm i tregut dhe mundësia që tregtarët vet të përcaktojnë çmimet e derivateve të naftës, u bë pas refuzimit të ish presidentit Gjorge Ivanov të nënshkruaj ndryshimet në Ligjin për Energjetikë, me çka u pamundësua me kohë të miratohet metodologjia e re pas skadimit të Marrëveshjes të Komisionit me OKTA-n.

Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së

“Jemi në fazën finale të miratimit të metodologjisë së re. Është e nevojshme të kalojnë ndryshimet në Ligjin për energjetik që është në procedurë kuvendore dhe menjëherë pas miratimit do të mbajmë seancë përgatitore dhe seancë kryesore në të cilën do të përcaktojmë metodologjinë e re. Nëse gjërat shkojnë siç duhet, çmimin bazë të metodologjisë së re do ta caktohen nga e hëna e ardhshme”

Ai ka theksuar se KRRE pas miratimit të metodologjisë së re çdo javë do të përcaktoj çmimet dhe jo çdo dytën javë sikurse deri tani.

Bislimovski pret që çmimet e derivateve të naftës me miratimin e metodologjisë së re të mbesin në nivelin e njëjtë sikurse deri tani. Enis Murtezi /SHENJA/