` . Tre punëtorë në MPB të infektuar me koronavirus - TV-SHENJA

Tre punëtorë në MPB të infektuar me koronavirus

Gjithsej tre persona të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë infektuar me koronaviursin.

Kurir shkruan se dy rastet e reja janë të punësuar në Re[artin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, hapësirat po dezinfektohen dhe po ndërmerren masa adekuate për izolimin e të punësuarve të cilët kanë qenë në kontakt me të infektuarit e ri.

Rasti i tretë është i punësuar në Repartin për informatikë dhe telekomunikime për të cilin para disa ditësh ka informuar ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.