` . Tre boksierë nga Maqedonia në lojërat europiane - TV-SHENJA

Tre boksierë nga Maqedonia në lojërat europiane

Maqedoninë e Veriut në Lojërat Europiane që do të zhvillohen në Bjellorusi do ta përfaqësojnë tre boksier. Në kategorinë deri në 60 kg , vendi jonë do të garojë me Jasin Lamën, Goce Janeskin deri në 69 kg dhe Arsim Etemin në 75 kg. Lojërat Europiane do të zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë nga 21 deri më 30 qershor, ndërsa nisja e boksierëve të Maqedonisë do të bëhet me 19 qershor. Në këtë event pritet të marrin pjesë 4 mijë boksier nga 50 shtete. Në Lojërat Europiane do të zhvillohen 15 sporte, ndërsa 10 prej tyre do të jenë me karrakter kualifikues për Lojërat Olimpike 2020. Aziz Sahiti /SHENJA/