` . Trajneri Zekirija Ramadani largohet nga Trepça ’89 - TV-SHENJA

Trajneri Zekirija Ramadani largohet nga Trepça ’89

Trajneri shkupjan Zekirija Ramadani zyrtarisht është larguar nga skuadra e Trepçës ’89. Ka qenë vet tekniku Ramadani që e konfirmoi një gjë të tillë në deklaratën e dhënë pas disfatës që pësoi ekipi i tij nga Vllaznia e Pozheranit me rezultat 2:1.

“Nuk jam më trajner i Trepçës ’89. Edhe me presidentin komunikova pas ndeshjes dhe ma konfirmoi. Kjo ishte ndeshja e fundit si trajner i 89-shit. Kjo është puna jonë, kur s’ka rezultate, duhet të shkojmë”, ka deklaruar Ramadani pas takimit.

Kujtojmë që Ramadani me Trepçen ’89 arriti të bëjë historinë e këtij klubi, duke fituar titullin e kampion në sezonin e kaluar në Superligën e Kosovës, ndërsa më vonë bëhet edhe trajneri i parë që luan me një ekip të Kosovës në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Ramadani më herët ka udhëhequr edhe skuadrën e Flamurtarit të Shqipërisë dhe FC Shkupin nga Maqedonia.  Aziz Sahiti/SHENJA/

Postime të Ngjajshme