` . Tragjike në Durrës, 21-vjeçari hidhet nga kati i 12-të – TV-SHENJA

Tragjike në Durrës, 21-vjeçari hidhet nga kati i 12-të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, një i ri 21-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u hedhur nga kati i 12 i një pallati.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr.1 të Durrësit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që shtynë të riun drejt këtij akti ekstrem.

“Më datë 16.09.2018, në lagjen Nr.1, është hedhur nga lartësia nga një pallat 12 katësh shtetasi A.K. 21 vjeç, banues ne Manëz, Durrës, i cili ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun”, thuhet në njoftimin e policisë. /bw/