` . Trafiku ajror i BE-së në vitin 2017 në krye me mbi 1 miliard pasagjerë – TV-SHENJA

Trafiku ajror i BE-së në vitin 2017 në krye me mbi 1 miliard pasagjerë

Sipas institucionit statistikor Eurostat, më shumë se një miliard pasagjerë ajror kanë udhëtuar në vendet e Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2017, duke shënuar një rritje prej 7 për qind në krahasim me vitin e kaluar, transmeton AA.

Sipas Eurostat, gjatë vitit numri më i madh i pasagjerëve ajror u konstatua në Mbretërinë e Bashkuar, respektivisht 265 milionë pasagjerë për vitin 2017.

Pas Mbretërisë së Bashkuar pason Gjermania me 212 milionë pasagjerë, Spanja me 210 milionë pasagjerë, Franca me 154 milionë pasagjerë dhe Italia me 144 milionë pasagjerë.

Aeroporti më i ngarkuar me pasagjerë në BE ishte ai Londër/Heathrow, me plotë 78 milionë pasagjerë.

Aeroportet e tjerë të gjallëruar me pasagjerë në vitin 2017 ishin Paris/Charles de Gaulle me 69 milionë pasagjerë, Amsterdam/Schiphol me 68 milionë pasagjerë, Frankfurt/Main me 64 milionë pasagjerë dhe Madrid/Barajas me 52 milionë pasagjerë.

Veçmas, sipas Ministrisë turke të Transportit numri i pasagjerëve që kaluan nëpër aeroportet turke në vitin 2017 arriti në 193 milionë.