` . Toyota dhe Mazda investojnë 1.6 miliardë $ në Alabama – TV-SHENJA

Toyota dhe Mazda investojnë 1.6 miliardë $ në Alabama

Toyota dhe Mazda kanë zgjedhur Alabamën për të investuar 1,6 miliardë dollarë, ku do të punësohen rreth 4,000 persona.

Siç njoftuan sot, ndërmarrjet e automobilave, po planifikojnë hapjen e fabrikës, e cila sipas zyrtarëve të qytetit amerikan, do të ndihmojë në një zhvillim të madh ekonomik.

“Fabrika e prodhimit do të ndërtohet në zonën e Huntsville, jo shumë larg nga linja shtetërore Tennessee”, tha një person, i cili kërkoi të mbetet anonim sepse vendimi nuk është shpallur ende zyrtarisht