` . Tottenham shkarkon Mauricio Pochettinon, Mourinho dhe Allegri mund ta pasojnë - TV-SHENJA

Tottenham shkarkon Mauricio Pochettinon, Mourinho dhe Allegri mund ta pasojnë

Në mënyrë befasuese Tottenham Hotspur shkarkon nga detyra pas 5 vitesh e gjysmë trajnerin Mauricio Pochettino. Mbrëmjen e kësaj të marte presidenti Daniel Levy i ka dhënë fund bashkëpunimit me teknikun argjentinas që sezonin e kaluar çoi Tottenham-in deri në finalen e Champions League të humbur më pas ndaj Liverpoolit. Shkak për këtë janë bërë rezultate e dobëta në 12 javët e para të kampionatit me Tottenhamin që pozicionohet në vendin e 14-të me 14 pikë, 20 më pak se Liverpooli kryesues dhe 11 pikë më pak se Manchester City që renditet në vendin e 4-t, pozicionin e fundit që të dërgon në Champions League. Në listën e dëshirave të drejtuesve të Tottenham si pasues të Pochettinos janë edhe dy trajnerë shumë të njohur si Massimiliano Allegri dhe Jose Mourinho.