` . “Titanik” vazhdoi me shfaqjen e dëshmive - TV-SHENJA

“Titanik” vazhdoi me shfaqjen e dëshmive

Me shfaqjen e dëshmive materiale sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdoi gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik”.

Lëndën, të cilën e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanova, gjendet në procedurën e dëshmive. Deri më tani janë shfaqur rreth 5.400 prej 5.900 dëshmive të propozuara materiale nga prokuroria.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, në “Titanik” akuzohen edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski,  si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për bashkim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Rastin e hapi PSP-ja, që pastaj ta marrë në duar Prokuroria Publike shtetërore.